Secondary Adv

Samsung prezanton javen e ardhshme telefonin qe paloset

Share on Google+

Samsung ka publikuar një reklamë të re duke u dhënë adhuruesve të kompanisë një tjetër pamje të smartphonit të shumëpritur që paloset.    

 

Video e quajtur Shpalosja e së ardhmes, është publikuar këtë të hënë nga vetë kompania, duke i paraprirë në këtë mënyrë eventit të shumëpritur të Samsung që do të zhvillohet jo më larg se javën e ardhshme. 

 

Gjigandi i teknologjisë Koreane mendohet gjerësisht se do prezantojë telefonin që paloset në eventin që do zhvillohet në San Francisko në 20 shkurt, ku gjithashtu do bëhet edhe prezantimi i Galaxy S10. Shumë pak detaje të smartphonit që paloset jepen në video, si për shembull si do të paloset, si do të duket, si dhe gjithashtu emri që ky telefon do të mbajë. Samsung e ka përshkruar telefonin e tij që paloset si të ardhmen e telefonave, duke u dhënë përdoruesve edhe disa detaje të vogla rreth mënyrës së funksionimit në nëntor të vitit të kaluar.  

Gjithësesi telefoni i palosshëm që u prezantua në atë event ishte thjesht një prototip, ndërkohë që Samsung premtoi ta sillte shumë shpejt për konsumatorët. Pajisja u prezantua nga një ekzekutiv i Samsung i cili demonstronte se si pajisja hapej dhe mbyllej duke u palosur. Kur ajo mbyllej formonte një ekran të vogël, ndërkohë që kur hapej merte përmasat e një tableti. Rivali Xiaomi ka shfaqur telefonin e tij të palosshëm, por mbetet një koncept inxhinierik tani për tani. 

 

Është e paqartë ende se sa do të kushtojë telefoni i palosshëm i Samsung, por raportet e mëparshme kanë vendosur tag çmimin me afërsisht 1,760 dollarë. Samsung gjithashtu do të prezantojë edhe modelin S10 i cili në disa fotografi të shfaqura vërehet versioni "Beyond 1" me ekran 5,8 inch, i cili përmban një dizajn i gjithi ekran dhe një kamera të përparme në formën e një vrime të vogël diku sipër në ekran.   

 

Ndërsa pjesët e ekranit dhe ikonat e tij janë të paqarta, disa hollësi mund të dallohen, por mbetet të presim deri javën e ardhshme për të parë nëse parashikimet e deritanishme janë të vërteta rreth këtyre dy smartphonëve të Samsung. 


Më të lexuarat